Withers e Montobio mbrojnë barazinë gjinore

29/04/2010 21:00

Paketa burimore për përkatësinë gjinore, e cila do të futet në sistemin arsimor shqiptar, është mbrojtur nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara John Withers dhe ai i Spanjës, Montobio.

Kreu i ambasadës amerikane ka kërkuar hapur mbështetjen e kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij ndaj kësaj pakete, që mundëson edukimin e brezit të ri shqiptar.

“Akuza që i është bërë paketës burimore për përkatësinë gjinore, që ajo të promovojë homoseksualizmin, nuk është e vërtetë. Ajo që kjo paketë promovon është më shumë informacion dhe tolerancë dhe për këtë aryse i kërkoj lidershipit të qevrisë që të mos dalë kundër kësaj pakete, por të flasë hapur në mbështetje të saj”, ka pohuar Withers.

Ndërsa kreu i ambasadës spanjolle ka shprehur shqetësimin e Bashkimit Europian mbi rastet e fundit të homofobisë dhe diskriminimit gjinor të evidentuar së fundmi në Shqipëri.

“Në traktatet e Bashkimit Europian ndalohet cdo lloj dskrimimin nga ana e orientimit seksual dhe fuqizimi i grave janë vlera themelore të implementimit të këtyre traktateve, por edhe të realizimit të prespektivës gjinore në sistemin edukativ në Shqipëri”, ka deklaruar Montobio.

Ambasadorët kanë këmbëngulur se kjo paketë i shërben brezit të ri dhe duhet të mbështetet nga qeveria shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA