Vasili, marrëveshje për shëndetësinë

29/04/2010 20:10

Ministria e Shëndetësisë ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Vatikan, brenda së cilës përfshihen poliklinika “Agostino Gemelli” e Romes, Fakulteti i Mjekësise dhe Kirurgjisë dhe Qendra e Kërkimit dhe Formimit të Teknologjisë së Lartë për Shkencat Biomjekësore.

Në marrëveshjen e firmosur nga ministri Vasili parashikohet që në këtë institucion të priten pacientë shqiptarë të prekur nga patologji të rënda dhe të komplikuara jo të shërueshme, apo me kura të vështira.

Gjithashtu, Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë angazhohet të favorizojë formimin profesional të personelit mjekësor dhe jo mjekësor shqiptar, duke caktuar bursa studimi për ruajtjen në vend të mjekëve dhe infermierëve specialistë që kërkojnë të frekuentojnë një stazh professional, duke iu siguruar atyre për më tepër pritjen për periudhen e praktikës.

Në këtë marrëveshje perfshihen edhe pika të tjera mjaft të rëndësishme për Ministrinë e Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA