Rasmussen vlerëson rolin e Shqipërisë në rajon

29/04/2010 17:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen gjatë një takimi me presidentin e Republikës Bamir Topi, vlerësoi lart kontributin pozitiv të Shqipërisë dhe forcave paqeruajtëse shqiptare në kuadër të misioneve anembanë botës, veçanërisht në Afganistan duke përshëndetur “përpjekjet politike dhe ushtarake të Shqipërisë dhe rolin e saj konstruktiv e moderator në rajon për arritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.”

Në një bashkëbisedim në Presidencë, Rasmussen dhe Topi ndanë të njëjtin mendim përsa i përket së ardhmes euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik.

Presidenti Topi vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat integruese në Aleancën e Atlantikut të Veriut të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik duke përfshirë si Maqedoninë, Kosovën edhe Bosnje-Hercegovinën në përputhje me parimin e dyerve të hapura dhe zgjerimin.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Presidencës, Topi theksoi domosdoshmërinë që Kosova të përmbushë aspiratat e saj integruese si dhe të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare, sidomos në ato ku diskutohet për rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA