Rasmussen: Angazhim i cdo force në jetën parlamentare

29/04/2010 17:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen shprehu besimin në një takim me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli se të gjitha grupet dhe forcat politike shqiptare do të angazhohen pozitivisht në jetën parlamentare.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit, Rasmussen shprehu bindjen e thellë se Parlamenti dhe Qeveria po bëjnë gjithçka të mundur për të kontribuar si vend anëtar i NATO-s në përmbushjen e angazhimeve të Aleancës, gjë që kërkon edhe një angazhim të fortë të vetë Parlamentit.

Nga ana e saj Topalli tha se mirëpret bashkëpunimin e deputeteve  te opozitës në ecurinë e reformave te tjera qe Shqipëria ka para.

“Reformat për NATO-n e kanë ndryshuar Shqipërinë dhe progresi i jashtëzakonshëm që ky vend ka arritur po e afron edhe më shpejt në anëtarësimin në BE”, – u shpreh Topalli.

Ndërkohë Rasmussen edhe në takimin me Topallin shprehu dëshirën për integrimin e plotë të Ballkanit në NATO, duke kërkuar edhe realizimin e një sërë standardesh dhe detyrimesh nga ana e vendeve pretenduese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA