Rama: Beteja për zgjedhjet jo për PS-në, por…

29/04/2010 23:15

Në vijim të fjalës së tij në Top Story kreu socialist, Edi Rama u shpreh se beteja për transparencën e zgjedhjeve nuk bëhet për aspiratat e Partisë Socialiste dhe as për ato përsonale të tij, por për interesa madhore të popullit.

“Kjo betejë është për aspirata që janë shumë më të mëdha që kapërcejnë axhendën e Partisë Socaliste dhe timen., është një betejë për lirinë e njerëzve”, tha Rama.

Me tej zoti Rama, pasi ripërsëriti qëndrimin e PS-së se nuk synon marrjen e pushtetit në tavolinë, tha se nuk kërkohet një hetim penal, por një hetim administrative, sipas Ramës, një e drejtë Kushtetuese e Kuvendit.

“Nuk kërkojmë përmes hetimit parlamentar një hetim penal, por një hetim administrativ një e drejtë kushtetuese e përfaqësuesve të popullit të hetojë. Nëse nga transparenca do verifikohen persona, atëhere do çohen për hetim penal. “Ruzhdia” ishte një provë për të tjerat. Ata që pengojnë transparencën kanë vjedhur votën”, tha Rama.

Në përfundim kryetari i Selisë Rozë u shpreh se partia Socialiste nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri nëse populli nuk njihet më atë ç’ka hedh në kuti.

“Nuk do lejojmë të bëhen zgjedhje në Shqipëri deri në momentin kur populli të dijë çfarë hedh në kuti”, përfundoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA