Protesta e 30 prillit, Rama derë me derë

29/04/2010 17:30

Kryetari i Partisë Socialiste ka vijuar takimet me qytetarë për t’i ftuar ata personalisht në protestën e së premtes në mbrëmje.

Qytetarë të ndryshëm i janë ankuar atij kryesisht për cështje cmimesh, papunësie, por edhe taksash. Zoti Rama është përpjekur t’i bindë qytetarët, se problemet e tyre individuale, mund të gjejnë një zgjidhje të përbashkët më 30 prill.

Në cdo rast, kështu shkruhet edhe në fletët e kuqe që zoti Rama po shpërndan në kryeqytet që prej një jave.

Shpërndarja e fletëthirrjeve politike në rrugë apo derë me derë, është njeë praktikë perëndimore, që synon te ule politikanin ne nivelin e zgjedhesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA