Partia Demokratike Shqiptare ka hedhur sërish akuza ndaj BDI-së, duke e akuzuar atë se nuk ka plotësuar premtimet e bëra ndaj komunitetit shqiptar.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në qendër të Kumanovës, PDSH e cilësoi kontributin e BDI-së në qeveri si të dështuar.

“Jemi gati në dy vjecarin e gjoja bashkëqeverisjes së BDI-së, e cila popullsisë shqiptare nuk i ka sjellë asgje nga ato që i premtoi. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj partie po dëmtojnë gjithë popullsinë shqiptare në vend”, ka deklaruar kryetari i degës së PDSH-së në Kumanovë, Halil Kurtishi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA