
Një sasi e madhe armësh dhe municionesh është sekuestruar sot në afërsi të pikës kufitare të Bllacës, në Maqedoni.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave armët ndodheshin në dy kamionë, të cilët ishin fshehur, në pritje për të kaluar kufirin.
Gjatë ndërhyrjes së saj, policia është përballur me dy persona që kujdeseshin për kamionët, të cilët kanë hapur zjarr ndaj uniformave blu.
Pas kundërpërgjigjes së agjentëve, dy personat në fjalë janë arratisur nga vendi i ngjarjes. Për fat të mirë, nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur viktima dhe as të plagosur.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e policisë po punojnë për të identifikuar organizatorët e transportit të armëve dhe për të zbardhur rrjetin e trafikut.
Top Channel