Ligji i ri për arsimin e lartë

29/04/2010 20:25

Arsimi i lartë pëson një tjetër reformim. Pas kalimit të projektligjit të ri në qeveri, kreu i Arsimit Myqerem Tafaj ka sqaruar se do të forcohen kriteret që një student të vijojë studimet për master profesional, apo shkencor dhe gjuha e huaj angleze e njohur nga strukturat ndërkombëtare, është një ndër kriteret.

“Do të jetë e përcaktuar që zotërimi i anglishtes të jetë i lartë. Gjithashtu, studentët duhet të jenë të diplomuar në nivel cilësor”, ka deklaruar Tafaj.

Në përfundim të ciklit të parë, që mund të zgjasë tri deri në katër vite, në varësi të degës, nuk do të lëshohet më diplomë e nivelit të parë, por diplomë bachelor.

Po kështu, në përfundim të ciklit të dytë nuk do të ketë më as diplomë të nivelit të dytë dhe as master të nivelit të dyte, por do të ketë master shkencor.

Ndërsa cikli i tretë mbetet doktoratura, ose specializimet e thelluara. Masteri i nivelit të dytë do të hiqet, pasi kjo shkakton probleme në përcaktimin e cikleve të studimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA