Laura Bush: Presidentin tentuan ta helmonin

29/04/2010 18:05

Kur ka kaluar më shumë se një vit që është larguar nga Shtëpia e Bardhë, Laura Bush rrëfen një detaj të pamësuar më parë të jetës në shtëpinë më të rëndësishme amerikane.

Në librin e titulluar “Spoken from the Heart”, ish zonja e parë bën një akuzë shumë të rëndë. Ajo thotë se në vitin 2008 gjatë samitit G8 që u zhvillua në Gjermani, George nuk u ndie mirë dhe kishte dhimbje barku për shkak të nje tentative për ta helmuar. Ajo i referohet drekës zyrtare që u zhvillua në 7 qershor.

“Të nesërmen në mëngjes presidenti u zgjua me një dhimbje në stomak”, shton Laura. Ajo thotë gjithashtu se bashkëshorti dhe disa anëtarë të stafit u ndien keq dhe Shërbimet Sekrete nisën një hetim. Por nga ana tjetër, mjekët thanë se bëhej fjalë për një virus të thjeshtë. “Asnjë prej anëtarëve të delegacioneve të tjera nuk ndjeu të njëjtat shqetësime”, shton më tej Laura Bush.

Në këtë libër ajo mbron edhe punën ë bashkëshortit pas uraganit Katrina që shkatërroi qytetin New Orleans. Laura nuk lë pa kujtuar edhe dramën në moshën 17 vjecare kur ajo shkaktoi një aksident ku humbi jetën një miku i saj, cka bëri që disa vite pas 1963-shit të mos besonte në fe.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA