Katie Holmes në rolin e Jackie Kennedy

29/04/2010 16:45

Pas shumë kohëve pushim dhe orëve të kaluara me vogëlushen Surie në shtëpi, Katie Holmes do rikthehet fuqishëm në ekran.

Ajo do interpretojë ish zonjën e parë të Shtëpisë së Bardhë, Jackie Kennedy. Në fakt do jetë një mini-serial televiziv dhe jo film i mirëfilltë kinemaje i titulluar “The Kennedys” që do transmetohet në vitin 2001.

Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë edhe Greg Kinnear në rolin e presidentit si dhe Tom Wilkinson. Në tetë orë, seriali do përpiqet të zbulojë dicka nga jeta e familjes me prejardhje irlandeze që ka shkruar një pjesë të madhe të historisë politike amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA