Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar autoriteteve boshnjake një ish-ushtarak serb, i cili dyshohet për krime lufte dhe genocid.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave personi i ekstraduar është Marko Boshkic, 46 vjec, i arrestuar në SHBA për shkelje të ligjit të emigracionit.

Sipas autoriteteve boshnjake, Boshkic është nën hetim pasi dyshohet se është përfshirë ne genocidin e Srebrenicës në vitin 1995. Ai ka qenë anëtar i njësive komando të ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA