Durrës, shtohen aksidentet
29/04/2010 12:45
Aksidentet e shumta rrugore të ditëve të fundit në të cilën kanë humbur jetën disa persona dhe janë gjymtuar disa të tjerë i kanë nxjerrë në aksion inspektorët e policisë së qarkullimit rrugor në Durrës.
Objekt i kontrolleve kanë qenë kryesisht motocikletat, pasi dhe viktimat e ditëve të fundit kanë qenë drejtues ose pasagjerë në to. Natën e kaluar një 17-vjecar nga Durrësi humbi jetën në një aksident me motorr, ndërsa ngelen të plagosur rënde 2 të tjerë.
Ditët e fundit janë bllokuar 40 motocikleta të llojeve të ndryshme të cilat qarkullonin nëpër rrugë pa dokumentacionin e nevojshëm ndërsa në të shumtën e rasteve drejtuesit e tyre nuk zotëronin as lejen e drejtimit për to.
Top Channel