Dibër, kapet vrasësi pas 13 vjetësh

29/04/2010 12:00

Drejtori i Policisë së qarkut të Dibrës njofton se pas operacionit të koduar Mali i Dejës është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Mexhit Murrani.

Ai rezulton të jetë autori i një vrasjeje të ndodhur në tetor të vitit 1997 dhe një tentative vrasje në të njëjtën kohë. Sipas Drejtorisë së policisë së Dibrës ngjarja eshte zbardhur pas 13 vjetesh dhe zanafillen e ka te nje tjeter vrasje e vitit 1988.

I biri i viktimes kishte vrare 22 vjet me pare nje shtetase, e cila eshte edhe motra e te arrestuarit. Zinxhiri i vrasjeve ka nisur per gjakmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA