Persona të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta kanë hyrë sot me forcë në zyrën e zëvendësministrit të Ambientit në Athinë, Thanos Moraitis.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave agresorët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, si dhe kanë plagosur një punonjës që bëri rezistencë.

Sipas burimeve, agresorët arritën të largohen nga vendngjarja para mbërritjes së policisë.

Nuk është hera e parë që zyrat e politikanëve grekë vihen në shënjestrën e agresorëve, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të grupeve anarkiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA