Agron Llakaj, “Mjeshtër i Madh”

29/04/2010 15:40

Artisti Agron Llaka eshte nderuar me Urdherin “Mjeshter i Madh” nga presidenti i Republikes Bamir Topi me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistikë të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori.” Ne ceremoni ishin te pranishem familjare, miq dhe kolege te Top Medias.

“Ky titull vjen për mua në një moment të veçantë të karrierës sime artistike dhe besoj se do të jetë pjesë e atij angazhimi tim të ardhshëm, jo vetëm timin, por edhe të gjithë artistëve shqiptarë në rrugëtimin e përbashkët sa artistik, por edhe qytetar për të gjithë popullin tonë”, u shpreh Llakaj.

Agron Llaka, aktualisht eshte drejtor artistik, prezantues dhe aktor ne programin “Portokalli”, por karriera e tij ka nisur shume vite me pare. Fillimisht ne vendin e tij te lindjes, Memaliaj, ku interpretonte parodi te ndyshme dhe imitime te personazheve te njohur te kohes.Me pas transferohet ne Tirane. Pas perfundimit te studimeve ne Akademine e Arteve, ai ftohet rregullisht ne emisione, mes te tjerash “12 vallezime pa nje te shtune”, “12 ne Hollywood”. Me pas figurë e rëndësishme prezantues ne spektaklin televiziv “Telebingo”,  por edhe nje mori angazhimesh te tjera.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA