Meta në Bruksel: S’ka transparencë pa kufi

28/04/2010 09:20

Zv/kryeministri Ilir Meta, gjatë një debati të organizuar nga Qëndra e Politikave Europiane në Bruksel, ka prezantuar shndërrimin 20 vjecar të Shqipërisë nga nje “ish-Kore e Veriut në Europë”, sic e quajti ai aleaten me të drejta të plota të NATO-s, vitin e kaluar.

Por, ndërsa Shqipëria mbetet ende larg antëtarësimit në Bashkimin Europian, debati u fokusua edhe për pengesën kryesore aktuale në këtë rrugë, krizën politike në vend. I pyetur se si e kupton ai mesazhin e Komisionit Europian qe per zgjidhjen e krizes duhet te respektohet parimi i kushtetueshmerise dhe njesoj ai i transparences, Ilir Meta u pergjigj se transparenca nuk mund te jete pa kufi.

“Nuk ka transparence pa kufi, nuk ka liri pa kufi. E sigurisht kur flas per kufij, cdo vend ka kuadrin e vet ligjor, cdo vend ka kushtetuten e vet, e Shqiperia gjithashtu ka nje kushtetute demokratike e europiane do te thoja une”, theksoi numri dy i qeverise. Para ketij qendrimi, Ilir Meta kishte shpjeguar para audiences te gjitha ofertat dhe leshimet e qeverise ndaj opozites, si para edhe pas zgjedhjeve te qershorit, si dhe arsyet e koalicionit me Sali Berishen.

Ai argumentoi se perparimet me te medha ne procesin e vizave u arriten keto 8 muajt e fundit, qe prej nisjes se bashkpumit PD-LSI. “Eshte e qarte se Shqiperia ka shenuar nje progres te madh, sidomos ne 8 muajt e fundit ne permbushjen e pothuajse te gjitha kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave”, shtoi ai. I pyetur ne fund te debatit nga organizatoret sesi e sheh Shqiperine pas 20 viteve, zv/kryeministri u pergjigj se e ardhmja e Shqiperise do te jete e mrekullueshme, pavaresisht politikaneve qe ka, perfshi ketu dhe vete Ilir Meten.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA