Lezhë, arrestohen dy grabitës

28/04/2010 12:00

Drejtoria e Policisë së Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj nga Kthella e Mirditës me akuzën se kanë kërcënuar dhe grabitur duke përdorur armët një shtetas nga Kukësi. Një tjetër person është shpallur në kërkim.

Drejtori i Policisë së Lezhës Muharrem Furriku ka dhënë detajet e kësaj ngjarje.

“Arrestimi i tyre u bë se në datë 27 prill këta dy shtetas, në komunën Kthellë i kanë vjedhur shtetasit Sh.M dy telefona. U kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe u sekuestruan aparatet telefonike, si një arme me fishekë”, u shpreh Furriku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA