KSHC, vendimet për ankesat e 40 zyrtarëve

28/04/2010 08:00

Komisioni i Shërbimit Civil ka shqyrtuar këto ditë me dhjetëra dosje që përmbajnë ankesat e zyrtarëve të administratës publike.

Gazeta “Shqip” disponon të plotë listën e vendimeve të fundit, për 40 ankesat e nëpunësve me status të shërbimit civil, sa i takon pozicionit të punës, shkarkimit, lëvizje paralele, ulje në detyrë etj.

Vendimet u referohen dosjeve të shqyrtuara nga data 31 mars deri më 24 prill dhe trajton raste të ankesave në institucione të ndryshme, si ministri apo drejtori të rangut të lartë. Duke parë listën me llojin e vendimit, shikohet se një pjesë e ankesave janë rrëzuar për mungesë interesi nga pala ankimuese, si dhe për mosplotësimin e kuorumit, ndërsa për të tjerat ka pasur pranim të dosjes, pra iu është dhënë e drejta për t’u rikthyer në punë. Drejtoria e Tatimeve vijon të jetë problematike me numrin e lartë të ankesave për padrejtësi që u bëhet punonjësve, sa u takon largimeve nga puna apo uljes në detyrë.

Komisioni i Shërbimit Civil, që prej datës 5 mars ka vijuar normalisht punën, duke shqyrtuar mesatarisht në çdo mbledhje rreth 15 dosje. Nga katër seancat e zhvilluara në datat 8, 9, 21 dhe 22 prill, KSHC ka shqyrtuar 39 ankesa, ndërsa mbledhjet kanë vijuar normalisht, ku në disa raste nuk ka munguar as ish-kryetarja, e cila më parë kishte kontestuar punën e komisionit. Aktualisht, KSHC e kryen aktivitetin me katër anëtarë, nën drejtimin e nënkryetarit të sapozgjedhur, Kostandin Kazanxhi, kurse anëtari i pestë u largua pas zgjedhjes si pjesë e KQZ dhe pritet zëvendësimi i tij.

Raportimi i punës së KSHC për vitin 2009 në Komisionin e Ligjeve nxori në pah problemet reale të institucionit të pavarur, i krijuar nga ndërkombëtarët. Gjatë 2009-s, puna në KSHC ishte bllokuar për shkaqe të ndryshme, që më pas u zgjidhën me ndryshimin e anëtarit që do të drejtonte komisionin. Për problemet në institucion, KSHC kishte njoftuar disa herë Kuvendin, në mënyrë që të gjendej zgjidhja, por asgjë nuk ndryshoi. Vetëm pasi u normalizua situata, Kuvendi përmes Komisionit të Ligjeve mori vendimin për të shkarkuar në bllok të katër anëtarët. Vendimi nuk është ligjëruar ende, pasi nevojiten 84 vota për miratim në seancë plenare.  

Komisioni i Shërbimit Civil, që  prej 5 marsit ka vijuar normalisht punën, duke shqyrtuar mesatarisht në çdo mbledhje 15 dosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA