Korçë, plani rregullues, stakim me ndërtuesit

28/04/2010 08:40

Një plan rregullues që i paraprin zhvillimit urban dhe lëvizjeve demografike në vitet e ardhshme, ka qenë tema e diskutimit të djeshëm në Bashkinë e Korçës me grupet e interesit dhe ndërtuesit.

Sipas kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi, ka pasur dilema të shumta rreth projektit dhe kjo ka qenë arsyeja që në diskutim janë përfshirë edhe ndërtuesit për të dhënë mendimet për zonat ku do të ndërtohet.

Këta të fundit kanë dhënë mendime për ndarjen e zonave me interes për ndërtime të karakterit turistik, të blloqeve të ndërtimit që u paraprijnë lëvizjeve demografike, të mjediseve sportive, duke kërkuar që në plan të ketë një përcaktim të saktë të ndarjes së këtyre zonave.

Projekti i planit rregullues të qytetit është fituar nga një studio e përbashkët izraelite dhe greke dhe pritet të përfundojë brenda një viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA