Katie Holmes fiton çështjen kundër “Star”

28/04/2010 14:30

Revista amerikane “Star” ka humbur betejën ligjore kundër Katie Holmes
që ka publikuar informacione të rremë mbi mundësinë e varësisë nga droga
të aktores.

Holmes, gruaja e Tom Cruise, kishte hedhur në gjyq revistën në muajin mars, për një artikull të publikuar mbi të në janar.

Edhe pse titulli ishte i qartë dhe përdorte termin “drogë”, historia tregonte për përfshirjen gjithnjë e më të thellë të aktores në brendësi të Scientology.

Top Channel