Iconix blen të drejtat e vizatimorit Snoopy

28/04/2010 10:45

Banda e Charlie Brown tashmë ka një pronar të ri pasi konglomerati mediatik E.W.

Scripps ka shitur të drejtat e filmit vizatimor Snoopy për 175 milionë dollarë tek “Iconix Brand Group”. Në këtë shitje, një rol të madh luan edhe familja e Charles Schultz, i cili është krijuesi i serialit vizatimor. Por familja i ka mbajtur 20 % të aksioneve, ndërsa 80 % e tyre do të kontrollohen nga Iconix.

Marka Peanuts, personazhet e së cilës lindën në vitin 1960 ka një buxhet prej 2 miliardë dollarësh. Rrjeti i vizatimorëve të krijuar nga Schultz u publikua cdo ditë deri në 13 shkurt të vitit 2000 kur vdiq edhe autori. “Hyrja në këto asete është realizimi i një ëndrre për ne”, shprehet asministratori i deleguar i Iconix.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA