Eventet e kulturës italiane zbresin në Berat

28/04/2010 08:25

Eventet e kulturës italiane zbresin në qytetin e Beratit. “Berat Festival 2010”, do të zhvillohet nga data 1 deri më 9 maj dhe është një iniciativë e ambasadës italiane në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, shoqatën “Albania Rafting Group”, “Biosphera” dhe institucione të tjera lokale.

Ky është edicioni i parë dhe ka për qëllim përmirësimin e imazhit dhe potencialeve që zotëron “qyteti i një mbi një dritareve” për zhvillimin e turizmit kulturor. Pasditen e së hënës, në një nga sallat e bibliotekës “Vexhi Buharaja” të Beratit, në prani të atasheut kulturor pranë ambasadës italiane në Shqipëri, Adriano Ciani, kryetarit të bashkisë, Fadil Nasufi, prefektit Kostandin Lefta, si dhe përfaqësuesi i “Rafting Albania”, Zamir Spathara është shënuar dita e parë e nisjes së këtij eventi.

Në fjalën e tij prefekti Konstandin Lefta ka nënvizuar përkrahjen e dhënë nga qeveria italiane. Gjatë javës në vijim do të organizohen një sërë aktivitetesh, që do të marrin formën e një festivali konkurrues ku do të shpalosen vlerat dhe kulturat e dy popujve atij italian dhe shqiptar. Aktiviteti organizohet në kuadër të sezonit të eventeve “Italia dhe Shqipëria 2010: Dy popuj, një det, një miqësi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA