
Qeveria miratoi sot zgjerimin e kategorive të subjekteve përfituese të së drejtës për strehim, duke përfshirë edhe akademikët, personalitete të shquara në fushën e shkencës, artit, kulturës, të sportit dhe fushave të tjera.
Vendimi “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë” përcakton se shqyrtimi dhe verifikimi i plotësimit të kritereve për përfituesit do të bëhet nga sekretarët e përgjithshëm të institucioneve dhe në rast se institucioni nuk e ka në organikë kete funksion, kjo do te behet nga titullari i institucionit.
Deri tani numri limit i perfituesve ka qene 100, ndersa vendimi i sotem e con kufirin e përfituesve nga e drejta për strehim deri në 200 subjekte.
Top Channel