Vrasësi i Vidohovës, 25 vjet burg

27/04/2010 14:15

Autori i vrasjes së tre vëllezerve Mulliri në fshatin Vidohovë, Besim Karaj është dënuar me 25 vjet heqje lirie.

Gjykata e Korcës ka marrë parasysh kërkesën për gjykim të shkurtuar duke e dënuar me 25 vjet burgim Besim Karajin te akuzuar per vrasje ne rrethana cilesuese, edhe pse nga ana e prokurorit te ceshtjes u kerkua denimi maksimal sipas ligjit, ai i burgimit te perjetshem.

Ne seancen e radhes qe eshte zhvilluar me dyer te mbyllura avokati i Karajt, Gjergji Gjoka ka kerkuar nje denim me te ulet ndersa ka paraqitur konkluzionet e mbrojtjes nisur nga fakti se i pandehuri ka pranuar autoresine e krimit dhe eshte vetdorezuar ne polici.

Gjykata e Korces qe e ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj Karajit i ka dhene atij 25 vjet pavaresisht vrasjes se trefishte te Taulant, Edlevan dhe Xhiljan Mullirit, krim i ndodhur pas nje tradhetie bashkeshortore te gruas se tij me nje nga viktimat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA