Universitetet shtetërore “kopjojnë” privatet

27/04/2010 08:50

Risia e dhënies së provimeve në sezone shtesë është pëlqyer si ide nga pjesa më e madhe e studentëve, ndërkohë që fakultetet janë në procedura e sipër të miratimit të rregulloreve të brendshme.

Kjo do të thotë se çdo fakultet do të ketë të përcaktuar me rregullore të gjitha sezonet e provimeve normale, si dhe ato të cilat do të jenë me pagesë.

Ndërkohë që nga ana tjetër, në këtë rregullore do të përcaktohet qartë edhe çmimi për çdo provim që duhet të paguajnë studentët të cilët kërkojnë të ripërsëritin lëndën.

Metoda dhe praktika e cila njeh kalimin nga “arka” e institucionit, mbylljes së veprimeve të pagesave dhe vazhdimit të procesit mësimor konform kushteve financiare dhe institucionale të parashikuara qartë me rregullore, njihet në universitetet private.

Ndërkohë që tashmë, për sa i takon mundësisë së ridhënies së provimeve me pagesë, do të ndodhë e njëjta gjë me studentët. Ata do të marrin informacionin, do të paguajnë kuotën dhe do të japin provimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA