Topalli: PS të lexojë KiE-në

27/04/2010 15:15

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti deklaratën e byrose së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila kërkoi rinisjen e dialogut politik në parlament.

Zonja Topalli thote se kjo deklarate eshte nje apel tjeter qe Partia Socialiste te funksionoje normalisht brenda parlamentit, duke dhene kontributin e saj ne procesin ligjvenes per te cilin eshte votuar.

Per mazhorancen kjo deklarate merr rendesi te vecante, kur Shqiperia pret marrjen e vendimit te liberalizimit te vizave dhe pak me vone edhe pergjigjen per statusin e vendit kandidat.

“Uroj qe kjo deklarate te lexohet me seriozitet, ashtu sic eshte per t’u pare se kujt i drejtohet individualisht, me nje thirrje te qarte dhe dashamirese. Ne jemi ne nje moment sfidash, Shqiperia eshte ne pritje te vendimeve te medha dhe eshte rasti qe partia me e madhe opozitare t’í pergjigjet kesaj aspirate te kombit shqiptar dhe prirjes se tij, ku 96 % e shqiptareve e kerkojne, e duan dhe do t’ia arrijne”, u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi qendrimin e mazhorances se zgjidhja e mosmarrveshjeve me opoziten eshte pranimi nga te dyja palet i rekomandimit te Keshillit te Europes, sipas te cilit rruga per te hapur ose jo kutite eshte interpretimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi ajo te marre edhe opinionin e Komisionit te Venecias.  

“Dhe jemi plotesisht ne mbeshtetje te ketij sugjerimi, qe vjen si nje koncension tjeter, pas koncensioneve te shumta qe mazhoranca ka bere, qofte duke pranuar mundesine per t’íu drejtuar Komisionit te Venecias, qofte duke iu drejtuar Prokurorise. Te gjitha keto institucione te japin mundesine qe edhe mund te shkosh ne hapjen e kutise”, u shpreh Topalli.

Duke iu referuar deklarates se Keshillit te Europes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ftoi Partine Socialiste te marre pjese aktivisht dhe ne menyre te perhershme ne punen e Parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA