Konsumatorët e alkoolit në vendin tonë po rriten nga dita në ditë. Në grupin e pijetarëve po shtohen edhe pijedashësit e moshave të reja, që nisin të nxisin këtë ves që në adoleshencë.
Sipas të dhënave dhe statistikave, alkooli është një nga substancat më të përdorura në listën e produkteve psikoaktive, të dëmshme për shëndetin.
“Alkooli, pavarësisht nga çrregullimet serioze shëndetësore dhe psikosociale të derivuara nga abuzimi i tij, edhe në vendin tonë përbën substancën psikoaktive më të përhapura në krahasim me substancat e tjera psikoaktive”, sqarohet në analizën e Institutit të Shëndetit Publik, në analizën raportuese të situatës së alkoolit në vendin tonë.
Deri tani, të alkoolizuarit në vendin tonë janë trajtuar disa te mjeku i stomakut, të tjerë te mjeku i mëlçisë. Pas tre vitesh diskutimi është arritur që të ngrihet një repart i veçantë, ku do të trajtohen të varurit nga alkooli.
Madje për herë të parë ka nisur edhe taktika e të folurit në grup, njësoj siç procedohet edhe në qendrat e specializuara në spitalet perëndimore.
Top Channel