Shqipëria nis “plakjen”

27/04/2010 16:20

Ulet ndjeshëm fertiliteti tek ciftet shqiptare. Nga 3.3 femijë që llogaritej në vitet 93-95 lindshmeria ka rënë në 1.6 fëmijë për grua në vitet 2006 – 2008.

Studimet e fundit përllogarisin të kemi vetëm 35 mijë lindje ne vit ne rang kombëtar. Kjo për shkak se ciftet janë të prirur drejt karrierës dhe se shpeshhere zgjedhin dhe rrugen e gabuar per te penguar nje shtatzani te padëshiruar.

Ministria e Shendetësise dhe USAID kanë nisur një fushatë sensibilizimi për rritjen e përdorimit të metodave kontraceptive  bashkëkohore për parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara.

“Duhet të jemi sa më metodikë, sa më këmbëngulës te kjo fushatë me sa më pak patetizëm te mesazhet tona”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Perdorimi i kontraceptiveve  nga 8% ne vitin 2002 eshte rritur ne 11 % ne vitin 2009. Ky nivel i ulet i perdorimit i shoqeruar dhe me numrin e ulet  te lindjeve tregon se aborti eshte alternative kryesore ne rastet kur ndodh nje shtatzani e padeshiruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA