SHISH, PS akuza Kuvendit

27/04/2010 16:10

Partia Socialiste ka akuzuar kuvendin e Shqiperisë , ne vecanti kryetaren Jozefina Topalli se po fsheh rendin e ditës së seancës të së hënës në parlament dhe orën e fillimit të saj duke shkelur në këtë mënyrë disa nene të rregullores .

Për selinë roze kjo është një tentativë e qartë ashtu si ajo e seancës së shkuar për të futur në mënyre surprize ligjin e shumëdebatuar të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Neni 30 ne piken dy te rregullores percakton se drejtuesi i seances plenare para se te mbylle seancen njofton oren e fillimit te seances plenare te ardhshme.  Nderkohe qe ne nenin 27 pika 5 shkruhet se kalendari publikohet dhe u shperndahet deputeteve si dhe u vihet ne dispozicion perfaqesuesve te medias . Ne cdo rast rendi i dites duhet te jete bere publik te pakten 2 dite perpara dates se caktuar per mbledhjen e seances plenare.

“Unë i bëj thirrje Topallit të clirojë vartësit nga presioni përkundrekt mosdhënies për deputetët rendin e ditës, por ta bëjë atë publik për të gjithë”, tha Balla.

Socialistet shprehen se kane dy dite qe kerkojne nje pergjigje per rendin e dites, i cili ende nuk eshte bere publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA