Rama, ftesë personale qytetarëve për protestën e 30 prillit

27/04/2010 15:55

Edi Rama ka vijuar në një tjetër lagje të Tiranës turin e tij derë me derë për t’u takuar me qytetarët dhe për t’i ftuar ata të marrin pjesë në protestën e madhe të opozitës pasditen e 30 prillit.

Në takimet e radhës Rama ka rast të takojë nga afër një ish-militant të djathë, të zhgënjyer sepse i lënë pa punë,  kushtet e vështira ekonomike e kanë konvertuar në simpatizant të së majtës .

Rama ka dalë në një lagje periferike të Tiranës, poshtë burgut, ku rron një popullsi mikse e ardhur kryesisht vitet e fundit.

Pjesa më e madhe e atyre që e takojnë, i qajnë atij hallet. Problemet janë të ngjashme, ku spikasin vështirësitë ekonomike.

“Kur qeveria të merr votën dhe po nuk ia dhe, nuk pyet fare sesi shkon puna jote. Ndaj të vëmë në vend të drejtën e votes”, u shpreh Rama, duke bërë ftesën për pjesëmarrje në protestën e 30 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA