PS: Berisha të dëgjojë ndërkombëtarët

27/04/2010 14:00

Partia Socialiste vlerëson letrën e kongresmenit amerikan Delahunt dhe kërkon nga kryeministri Sali Berisha që të dëgjojë partnerët ndërkombëtarë dhe të bëjë transparencën e zgjedhjeve.

Sekretarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Partinë Socialiste Arta Dade, me anë të një deklarate për shtyp u shpreh se bindja e Delahunt se kriza do të zgjidhet duke bërë transparencën e plotë të procesit elektoral përfshirë hapjen e kutive nga komisioni hetimor parlamentar është në përputhje me atë që opozita e ka kthyer në kauzën e saj dhe që është mbështetur nga faktorë të rëndësishëm të institucioneve euro-atlantike ku Shqipëria është anëtare apo aspiron për t’u anëtarësuar.
 
“Transparenca zgjedhore është e domosdoshme edhe për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit zgjedhor, i cili nuk mund të bëhet pa bërë vlerësimin e saktë të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare”, u shpreh Dade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA