Policët e objekteve në kufi

27/04/2010 16:00

Qeveria ka vendosur të ndryshojë funksionin e 200 forcave policore nga ruajtja e objekteve të rëndësisë së vecantë tek përfshirja e tyre në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të Policise së Shtetit.

Kryeministri Sali Berisha tha se kjo lëvizje bëhet për të forcuar strukturat në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si kërkesa që vijnë nga liberalizimi i vizave.

“Procesit të heqjes së vizave duhet t’i përgjigjemi në shkallën më të larte të policisë, në sektorin e emigracionit, të luftës kundër drogës, në përputhje me obligimet e reja madhore, që dalin nga procesi i heqjes së vizave. Të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me objektivat dhe kërkesat e udhërrëfyesit duhet të konsolidohen gjithnjë e më shumë”, u shpreh Berisha.
 
Qeveria i ka akorduar Policise se Shtetit edhe nje shume prej 500 mije eurosh, te cilat do te perdoren per te fuqizuar sistemet TIMS dhe MEMEX, edhe keto pjese e kerkesave tashme te plotesuara te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, por per te cilat kerkohet financim i metejshem per shfrytezimin e plote te potencialit te tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA