Pogradec, gjendet kufoma e një mashkulli

27/04/2010 15:00

Një kufomë e seksit mashkull është gjetur në mëngjes në qytetin e Pogradecit. Viktima që nuk është identifikuar ende nga ana e policisë mendohet të jetë rreth moshës 50-vjecare.

Ai qenë i veshur me uniformë sportive dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka dalë për vrap në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit të afërsi të molit të qytetit dhe është transportuar në morg nga policia.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë vërejtur shenja dhune. Sipas ekspertëve mendohet se viktima mund të ketë pësuar një atak kardiak ndërsa është ndalur për t’u freskuar me ujë liqeni. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e kufomës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA