Peshkopi, banorët bllokojnë rrugën kryesore

27/04/2010 10:20

Banorë të një lagjeje në qytetin e Peshkopisë kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për lëvizjen e mjeteve të rënda në një zonë të banuar.

Dëmtimi i rrugëve dhe ndotja me dherat që firmat e ndërtimit transportojnë ka detyruar edhe pronarët e disa dyqaneve në Peshkopi t’i bashkohen protestës.

Shkak i këtij bllokimi ka qenë kalimi i automjeteve të tonazheve të rënda, të cilat transportojnë mbi normën e lejuar dhera dhe baltë të firmave të ndërtimit, të cilat po ndërtojnë pallate të shumta.

Ngarkimi i këtyre automjeteve mbi normën, duke ndotur rrugët e qytetit, ka irrituar disa biznesmenë dhe banorë të cilët kanë bllokuar rrugën për rreth 2 minuta.

Ata shprehen se ndotja e rrugës nga këto automjete pengon jetën normale të familjeve të tyre si dhe bizneset që ata drejtojnë.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse, si dhe bashkisë që të merren masa për këto automjete që të kryejnë transportin brenda rregulloreve, për ndryshe do ta bllokojnë rrugën sërish në ditët në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA