PD kundër votimit me shumicë të cilësuar

27/04/2010 08:20

Mazhoranca është e vendosur për të ndjekur të gjitha procedurat standarde që vendos ligji për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, pa marrë parasysh qëndrimet e përfaqësuesve të opozitës në lidhje me këtë çështje.

Në një prononcim për “Shqip”, deputeti demokrat i Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore, Eduard Halimi, deklaroi se mazhoranca nuk mund të pranonte të deformonte ligjet e vendit.

Duke komentuar kështu deklaratën e bërë nga sekretari për çështjet ligjore të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, që ofroi një votim me shumicë të cilësuar.

“Ne jemi absolutisht të vendosur për të zbatuar çdo germë të ligjit dhe Kushtetutës në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Çdo propozim që përpiqet të deformojë këto kritere kushtetuese përzgjedhjeje, nuk mund të pranohet nga mazhoranca”, deklaroi Halimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA