Përmbytjet, dëmshpërblimi i munguar

27/04/2010 12:40

Përvec dëmeve materiale dhe të mbjellave, përmbytjet në Shkodër kanë arritur të shembin dhe nje banesë, e cila ndodhet buzë liqenit të Shkodrës, ne fshatin Kamicë.

Banesa është shembur që në përmbytjen e parë, por është vënë re  nga familjarët vetëm para pak ditësh, kohë kur ato janë kthyer për pushime nga Anglia ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

Si për ironi të fatit, grupi i vlerësimit të dëmeve nuk e ka shënuar këtë banesë për dëmshpërblim.

“I lutem shumë shtetit që me të anashkaluar kjo lagështirë, në rast se ka mundësi, të na ndihmojë sepse unë s’jam në gjëndje ta riparoj. S’ka ardhur asnjë nga shteti që të na shohë. Kam kërkuar ndihmë në bashki e komunë, por asgjë”, deklaron pronari i shtëpisë, Hasan Hasaj.

Ndërkohë, burime nga qarku i Shkodrës shprehen se ka qenë një gabim njerëzor i grupit të verifikimit, i cili nuk e ka futur në listën e familjeve që duhen dëmshpërblyer dhe në këto kushte kur grupet e verifikimeve janë mbyllur është e pamundur që personi në fjalë të marrë dëmshpërblim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA