Orikum, protestë për tokat

27/04/2010 11:20

Deputetët socialistë Fatmir Toci dhe Namik Dokle kanë shkuar në qytezën e Orikumit në mbështetje të banorëve që protestojnë për pronat.

Në takimin e zhvilluar me ta, deputetët thanë se protestat bëhen edhe për kushtet e vështira ekonomike dhe i bënë thirrje banorëve që në 30 prill të marrin pjesë në protestën që do zhvillohet në kryeqytet.

Ata deklaruan se Partia Socialiste me ardhjen në pushtet do të zgjidhë cështjen e tokave.

Në fund të takimit, protestuesit së bashku me deputetët Dokle dhe Toci kanë bllokuar rrugën automobilistike.

Edhe në qytetin e Sarandës është zhvilluar një protestë para ambjenteve të bashkisë së qytetit.

Në fillim të protestës pjesmarrësit patën edhe një konfrontim me policinë, e cila nuk lejonte mbajtjen e kësaj proteste. Edhe në këtë takim është vënë theksi te shqetësimi për vjedhjen e tokave në bregdet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA