Kinema, “dragoi” rimerr kreun e top listës

27/04/2010 12:15

Filmi i animuar në 3D, “Si Të Stërvisësh Dragoin Tënd” është rikthyer në krye të klasifikimeve në Amerikën e Veriut, pesë javë pas daljes në ekranin gjigand.

Filmi i tipit aventuresk mori 15 milionë dollarë më shumë duke lënë pas shumë filma të rinj, mes të cilëve edhe “The Back Up Plan” me Jennifer Lopez.

Filmi i këngëtares së njohur latine është renditur në vendin e dytë, me 12 milionë dollarë.

“Si Të Stërvisësh Dragoin Tënd” fitoi 43.3 milionë dollarë në javën e tij të parë, duke spostuar filmin e Tim Burton “Liza në Botën e Cudirave” nga top lista.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA