Këngëtari i Poison ende në gjendje të rëndë

27/04/2010 18:15

Këngëtari i grupit Poison, Bret Michaels, i goditur pak ditë më parë nga një hemorragji celebrale, vazhdon të jetë i shtruar në spital.

Rokstari 47 vjecar që javën e shkuar u operua nga apandesiti, pas suksesit botëror me Pioson po merrte pjesë në një reality për talentet e reja të titulluar “Celebrity Apprentice”. Mjekët e spitalit, vendndodhja e të cilit mbahet e fshehtë, do kryejnë analiza më të hollësishme javën tjetër për të qartësuar gjendjen e tij klinike.

Sipas burimeve të ndryshme ai është koshient por nuk mund të flasë. “Ka qënë përherë një luftëtar dhe do t’ia dalë edhe kësaj here. E rëndësishme është që problemet që ka me shikimin dhe të folurën, të zgjidhen sa më shpejt”, shprehet menaxheri i tij. Michaels, prej kohësh i sëmurë nga diabeti, u godit nga dhimja e kokës gjatë një koncerti që po zhvillonte në Teksas.

Ai u bë i famshëm në vitet ’80 me grupin Poison, banda e njohur e muzikës hard-rock. Kënga e tyre më e njohur është “Every Rose Has Its Thorn” por edhe”Unskinny Bop”.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA