Itali, pranga shpërndarësve shqiptarë

27/04/2010 09:05

Policia italiane e qytetit të Lukës ka shkatërruar një bandë të përbërë nga shtetas shqiptarë, aktive në shpërndarjen e drogës në disa qytete të veriut të vendit fqinj.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave banda në fjalë kishte zëvendësuar një tjetër organizatë shqiptare të shkatërruar nga policia vitin e kaluar.

Sipas burimeve, ajo shpërndante drogë përvec se në qytetin e Lukës, edhe në Torino e Firence.

Burimet shtojnë më tej se gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar 1 kilogram lëndë narkotike dhe 10 mijë euro para të thata, që dyshohet të kenë prejardhje të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA