Howard rikthehet me një komedi

27/04/2010 20:45

Pas sukseseve me “Kodi da Vinci” dhe “Engjëj e Djaj”, regjisori Ron Howard i rikthehet komedisë.

Ai po përgatit një film të ri me titullin provizor “Mashtruesit”. Protagonisti kryesor është Vince Vaughn, i cili do luajë përkrah dyshes Wynona Ryder e Jennifer Connelly.

Prania e kësaj të fundit nuk është zyrtarizuar ende pasi aktorja nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje. Connelly ka fituar famë në filmat “Phenomena” dhe “Na ishte një herë Amerika”.

Top Channel