Gjermani, Sarkozi ironizohet në reklamën e makinës

27/04/2010 17:55

Cifti presidencial francez nuk mund të qëndrojë asnjë moment i pashqetësuar nga mediat dhe kompanitë private.

Pasi u shfaqën në imazhin e reklamës së kompanisë ajrore Rynair, tashmë bashkëshortët e Pallatit Elize janë vënë në qëndër të një reklame satirike gjermane. Në fakt është makina franceze Citroenajo që reklamohet në Gjermani ku në spotin e shkurtër te kompanise Sixt shkruhet: “Veproni si zonja Bruni, merrni dhe ju një francez të vogël”.

Ky slogan i referohet Carla Bruni-t, e cila është martuar me presidentin e Francës që për hir të së vërtetës është më i shkurtër se ajo. Në vitin 2008, kompania Rynair reklarmoi imazhin e ciftit presidencial pa autorizimin e tyre dhe për këtë u gjobit me 60 mijë euro.

“Bëhet fjalë për një reklamë të Sixt e cila duhet marrë me humor”, shprehet zëdhënësi i kompanisë. Reklama u shfaq për herë të parë në 19 prill.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA