Fajon: Propozimi për vizat në Qershor

27/04/2010 19:35

Jean Louis De Broëer, numri dy i zyrës së Komisionit Europian që merret me cështjen e liberalizimit të vizave me Shqipërinë e Bosnjen, ka informuar eurodeputetët e Komitetit për Cështjet e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë në Parlamentin Europian gjatë pasdites me progresin e bërë nga 2 vendet e rajonit.

Pas takimit me dyer të mbyllura për median, raportuesja per vizat, Tanja Fajon, publikoi një komunikatë për shtyp, ku mbeshtetet liberalizimi i vizave në fillim të vjeshtës, duke vlerësuar se kriteret e papërmbushura ende duhet të realizohen, deri atëherë, nga autoritetet e Tiranës dhe Sarajeves.

“Pres qe Komisioni Europian te shperndaje propozimin legjislativ per te dy vendet jo me vone se fillimi i qershorit. Por shpejtesia e metejshme per finalizimin e procesit eshte ende ne duart e autoriteteve te ketyre dy vendeve. Ata duhet te sigurojne ne kohen e duhur se ata jane ne gjendje t’u pergjigjen shqetesimeve qe mbeten, vecanerisht per zbatimin e reformave ne fushen e ligjit, rendit e sigurise se brendshme”, theksoi Fajon.

Eurodeputetja tregon se Komiteti per Ceshtjet e Lirise, Sigurise dhe Drejtesise ne Parlament ka mbeshtetur liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen, si dhe trajtimin si ceshtje “urgjente” sikunder eshte angazhuar dhe nentorin e kaluar. “Bosnja vecanerisht meriton sinjal pozitiv, tani me shume se kurre afer Brukselit” diferencohet ne komunikaten e raportueses Tanja Fajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA