Ekstradohet trafikanti i të miturve

27/04/2010 11:10

Shtatë vjet nga ngritja e akuzave ndaj tij, ka rënë në duart e policisë shqiptare korcari Ziko Lena, i akuzuari kryesor për trafikun dhe shitjen e foshnjave në klinikën greke të Janicase.

Ziko Lena është ekstraduar për llogari të Interpol Tiranës dhe policise shqiptare, pasi ka qene i shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit dhe shitjes së qënieve njerëzore.

Lena ka qenë kreu i rrjetit të trafikantëve të cilët conin gra shqiptare për të lindur në klinikën famëkeqe greke, ku menjëherë pasi silleshin në jetë nga nënat foshnjat përdoreshin për trafik dhe shitje, ku nuk janë përjashtuar as dyshimet për transplant.

Pas arrestimit të paktën të shtatë personave të përfshirë në këtë rrjet me shtrirje në Korce, Pogradec dhe Elbasan, policia shpalli në kerkim Ziko Lenën, i cili ishte larguar nga vendi dhe mendohej se strehohej në Greqi.

Të paktën 200 foshnja shqiptare mendohet se janë bërë viktima të këtij trafiku të bujshëm, ku nënat shqiptare linin foshnjat fati i të cilave nuk dihet as sot, nëse kanë përfunduar për birësime të paligjshme në Greqi apo për transplant organesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA