Ekonomia shqiptare në ngërç

27/04/2010 16:15

Apelet e shpeshta të guvernatorit ndaj bankave për të rifilluar kreditimin e ekonomisë nuk kanë mjaftuar për të cliruar kredinë nga ngërci.

Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se kredia për ekonominë mbetet e shtrënguar.

Rritja eshte  minimale, disa herë më e ulët se sa mesatarja e 5 viteve të fundit. Sipas Bankës në fund të shkurtit, kredia totale për ekonominë  ishte  8 për qind më shumë se sa shkurti i vitit 2009, por periudhën shkurt 2008-shkurt 2009, rritja ka qenë 33 perqind.

Politika shtrënguese e bankave ka prekur më shumë individët. Në fund të shkurtit, kredia për individët ishte në total, 139 miliardë lekë, vetëm 1.4 për qind më shumë se sa shkurti i 2009-ës. Një vit më parë norma e rritjes ka qenë 25 për qind.

Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në ngërc është kryesisht kredia për ndërtimin, e cila këtë vit është  6 herë më pak se sa një vit më parë. Banka e Shqipërisë thotë zyrtarisht se situata e likuditetit në bankat private është e mirë, sidomos tani kur depozitat kanë rifilluar të rriten.

Ndaj duket se ngërci i kredisë tashmë nuk ka të bëjë më me mungesën e parasë në banka, por më shumë i atribuohet politikës së kujdesshme të bankave private, për të evituar përkeqësimin e treguesit të kredive të pashlyera, i cili në dy vjet është trefishuar.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA