Durrës, aksidentohet rëndë motociklisti

27/04/2010 17:45

Një 31-vjecar që udhëtonte me një motor është në gjendje kritike për jetën pas një aksidenti të ndodhur në rrugën e plazhit.

Alban Mrruku, lindur në Mirditë dhe banues në Durrës po udhëtonte me një motor me targa të Shkodrës në aksin rrugor Plepa Ura e Dajlanit kur eshte perplasur me nje automjet te tipit Fiat me targa te Tiranes 6538 P qe drejtohej nga shtetasi Arben Saliasi.

Te dy mjetet motorrike te perfshira ne aksident leviznin ne te njejten korsi. Sherbimet policore te cilat shkuan ne vendin e ngjarjes nga veprimet e para hetimore konstatuan se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia ne levizje dhe mosrespektimi i distancave, ndersa shoqeruan ne ambientet e policise 49 vjeccarin Saliasi.

Nderkaq drejtuesi i motorrit ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin e Durresit nen kujdes intensiv mjekesor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA