Del nga burgu ish-bosi i ‘Kambo Marshall’

27/04/2010 17:20

Tetë vjet pas arrestimit të tij në Rumani për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit në shuma të medha, ish-bosi i firmës piramidale “Kambo Marshall”, Ylli Kambo ka lënë qelitë e Vaqarrit pas përfundimit të dënimit me shtatë vjet heqje lirie.

Pavarësisht kërkesave të shumta të 57-vjecarit mes të cilave ka kërkuar disa herë ulje dënimi dhe herë të tjera liri me kusht asnjë kerkesë nuk i është pranuar nga trupat gjyqësore, derisa Kambo i ka përfunduar një më një, të gjitha ditët e dënimit të dhënë nga gjykata vite më parë.

Ndërsa këtë të martë gjyqtari Kreshnik Omari duhet të shqyrtonte kërkesën e ish bosit të “ Kambo Marshall” për liri me kusht, gjykates i është komunikuar se një dite më parë i dënuari kishte përfunduar dënimin, cka solli edhe pushimin e menjëhershëm të cështjes. Ylli Kambo ka drejtuar “Kambo Marshall” përgjatë 1996-1997 kryesisht në Berat. Gjykata e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burg  për vjedhje me anë të mashtrimit në shuma të mëdha të kreditorëve prej të cilëve kishte përfituar rreth 800 mijë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA