Aktorja bullgare: Seagal një manjak seksual

27/04/2010 21:25

Pas akuzave pak javë më parë nga një ish bashkëpunëtore, Steven Seagal vihet sërish në qëndër të vëmendjes për shkak të sjelljeve të cuditshme seksuale.

Një aktore bullgare që ka punuar me të në vitin 2007 për një film, rrëfen disa episode të pakëndshme rreth sjelljes së Seagal. “Bullgaria ka një industri aktive seksi dhe ai ka pasur momente vërtet rinore. Nuk kam parë asnjë aktor që të sillet në mënyrë aq të egër jashtë xhirimeve”, shprehet aktorja në faqen e internetit, Ianundercover.

Ajo ka folur edhe për eksperiencën personale me Seagal, duke theksuar se ai i ka eksperimentuar sjellje të ndryshme seksuale. “Nuk lodhej asnjëherë dhe ishte një maniak i vërtetë seksual. Ngela e shokuar kur mësova se kishte një mal me femra në krah. Tiger Woods krahasuar me të është një shenjt i vërtetë”, nenvizon aktorja.

Ndërkohë, një producent bullgar shton: “Sa herë që vjen këtu ai kalon më shumë kohë me femrat se në sheshxhirim. Shpenzon shumë për të shkuar me femrat më sexy të vendit. Shumë prej politikanëve këtu e ndihmojnë duke i siguruar femra të reja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA