Zheji: Vjedhja e votës, alibi e Ramës
26/04/2010 22:00
Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Artur Zheji ka deklaruar se vjedhja e votave është vetëm një alibi e kryetarit të PS, Edi Rama për të mbajtur postin e tij.
“Kam përshtypjen se zhurma për vjedhje elektorale, e padëshmuar dhe e paprovuar, është një alibi. Zoti Rama humbi zgjedhjet por fitoi sërish postin si kryetar i PS, që paraardhësi i tij, zoti Nano, kur humbi zgjedhjet e la”, ka pohuar Zheji.
Duke folur në emisionin “Shqip”, ai ka nënvizuar se gjithcka vjen si pasojë e egoizmit politik, që largon Shqipërinë nga BE.
“Skema e vjedhjes së votave është një deja vu. Shpesh herë egoizmi politik i liderëve maksimë e ka larguar Shqipërinë nga proceset evropiane”, është shprehur Zheji.
Top Channel